
Babameto House Gjirokaster
Rruga Shezai Çomo
Gjirokaster Gjirokastër County
Albania
__Sei il proprietario di questa attività?
__Suggerisci una modifica
賽車
Babameto House Gjirokaster
詳細信息
Mirësevini (區域)
Banesa Babameto ndodhet shumë pranë pazarit. Duket si një banesë elegante me tri kate, por në fakt është një kompozim i dy shtëpive, ndërtuar për dy vëllezër. Dy shtëpitë, që datojnë më 1885 dhe 1887 i kanë hapësirat e brendshme të organizuara në mënyra të ndryshme. Akoma qarkullojnë zëra se sa shumë ka kushtuar ndërtimi i këtyre dy shtëpive, për të cilat kanë punuar mjeshtrit më të zotë dhe janë përdorur materialet më të mira të kohës.
Shtëpia babameto (區域)
Ende sot mund të vërejmë shumë elemente autentike, si kornizat e portave të gdhendura në gur apo detaje të tjera në dru në brendësi të banesës. Sipas historive të treguara brez pas brezi, njëri nga vëllezërit Babameto ishte shumë besimtar, ndaj mbi portën e shtëpisë së tij është gdhendur një xhami. Vëllai tjetër ish i apasionuar me blegtorinë e bujqësinë, ndaj mbi portën e tij është e gdhendur një qerre e tërhequr nga dy buaj. Oborri ka vetëm një portë, që u shërben të dyja shtëpive. Në oborrin e pasëm dallohet pusi që përdorte familja. Pusi është dhe arsyeja pse në këtë banesë mungon stera. Gjithashtu në katin përdhe dhe në oborr janë gjetur dhe gjurmë të një sistemi kullimi të ujrave që vinin nga pjesa e sipërme e kodrës. Banesa është restauruar plotësisht në vitin 2013. Gjatë restaurimit të suvasë, si brenda ashtu edhe jashtë, janë përdorur vetëm materiale tradicionale.


附近有更多的旅行
Gjirokastër Museum
Muzeu i Armëve
Ismail Kadare's House
Bazar Mosque
Zekate House
Topulli House
Rruga Sokaku i te Mareve