Gjirokastër Obelisk Gjirokaster

www.visit-gjirokastra.com/

SU
MA
TI
KE
TO
PE
LA

Oletko tämän yrityksen omistaja?
Ehdota muokkausta

Matkailu

flag SQflag EN
0 Commenti

Gjirokastër Obelisk Gjirokaster

YKSITYISKOHDAT

  • Obelisku (Kohta)

    Obelisku, i njohur ndryshe si “Mëmëdheu ABC”, është punuar për plot dy vjet nga një grup skulptorësh të talentuar e të njohur shqiptarë si Mumtaz Dhrami, Stefan Papamihali dhe Ksenofon Kostaqi. Është 7 metër i lartë dhe i ndërtuar me mbi 100 blloqe guri të marra në Progonat të Kurveleshit - të rrallë e tepër rezistentë ndaj faktorëve natyrorë atmosferikë. Monumenti u inagurua në Mars të vitit 1978, në nderim të pionerëve shqiptarë të arsimit.

  • Shkolla e parë "liri... ... (Kohta)

    Në këtë godinë, në shtator të vitit 1908, pas përpjekjeve të shumta të mësuesve gjirokastritë, u çel e para shkollë shqipe për qytetin me emër “Liria”.  Gjatë pushimit osman, mësimi i gjuhës amtare ishte i ndaluar, dhe me gjithë rënien e ngadaltë të Perandorisë Osmane, ndërtimi i shkollës tregoi sfidë dhe guxim; pasqyroi ndenjën në rritje të identitetit kombëtar shqiptar.  Shkolla “Liria” u ndërtua në pikën më të lartë të kodrës së Prefekturës, nga ku shijon pamje mahnitëse të qytetit, veçanërisht të lagjeve historike të Varoshit, Palortos ( kodra në të djathtë) dhe Dunavat ( më lart, në kodrën në të majtë).