Zekate House Gjirokaster

Rruga Bashkim Kokona
Gjirokaster Gjirokastër County
Albania

www.visit-gjirokastra.com/dt_places/the-zekate-house/

+355 69 409 8988

อา.
จ.
อ.
พ.
พฤ.
ศ.
ส.

คุณเป็นเจ้าของธุรกิจนี้หรือไม่?
แนะนำการเปลี่ยนแปลง

การท่องเที่ยว

flag SQflag EN
0 Commenti

Zekate House Gjirokaster

DETTAGLI

  • Shtëpia e zekatëve (พื้นที่)

    Shtëpia e Zekatëve është ndërtuar në vitet 1811-1812 dhe është një lloj shtëpie kulle. Ishte dhuratë e Ali Pashë Tepelenës për të zotin e kësaj shtëpie, Beqir Zeko, i cili ishte një nga njerëzit e tij të besuar. Nga ana e djathtë është ndërtuar objekti që quhet zanapa dhe është dykatësh. Në katin e parë mbaheshin kuajt dhe në katin e dytë qëndronin shërbëtorët. Nga ana e përparme ishte një kasolle për grurin; në anën e djathtë dera ku hynin kuajt me kujdestarët e tyre (që lidhej me shtëpinë e pronarëve). Brenda territorit të shtëpisë ndodhen edhe tre dyer, dy prej tyre janë soropulle dhe e fundit është dera kryesore e familjes. Njëra nga soropullet e lidhte zanapanë me shtëpinë e madhe dhe tjetra me oborrin përballë shtëpisë.

  • Kati i katërt (พื้นที่)

    Kati i katërt ka tre dhoma, dy prej tyre janë dhoma verore – të quajtura kështu sepse kanë hapësirë më të madhe dhe dritare më të mëdha.  

  • Kati iii (พื้นที่)

    Kati i tretë ka dy dhoma. Dhomat e katit të tretë, kanë tualete dhe hamam brenda. Sa i takon dyshemesë dhe shkallëve, shohim pllaka guri të lyer me ngjyrë të zezë dhe anash me të kuqe. Në anën e majtë është dhoma e ndenjes, e quajtur Pati. Në të djathtën është një tjetër dhomë me po të njëjtin stil. Këto hapësira quheshin dhoma dimërore me dritare të vogla dhe secila prej tyre ka dy lloje dritaresh prej druri poshtë dhe sipër. Të gjitha dhomat kanë një oxhak dhe nga të dy anët është me dy tuba ku anëtarët e familjes vendosnin thasët me barëra, filxhanë kafeje dhe ndonjëherë shishe rakie. Të gjitha dhomat kanë edhe dritare me xhama shumëngjyrësh, të cilat shërbenin për të reflektuar në mënyrë perfekte dritën.

  • Kati ii (พื้นที่)

    Në katin e dytë shihet një minare ku qëndronin gratë e qëndisnin ndërkohë që fëmijët luanin. Në këtë kat ndodhej depoja e zahireve, ku ato vendosnin teneqe me trahana, petra, hambarin e grurit të misrit dhe ushqime të tjera për nevojat e familjes. Në po të njëjtën dhomë, dikur ndodheshin vende të fshehta, të cilat mbuloheshin me tapete dhe mindere

  • Kati i (พื้นที่)

    Kati i parë njihet si katuqi, mbahej malli, drutë, bluarësi i kafesë, grepi në të cilin varnin mishin e gjëra të tjera. Nga ana tjetër është muslluku. Muslluku mbushej me ujë shiu përgjatë dimrit në verë. Kur uji mbaronte, banorët e pastronin depozitën e mulluskut duke u futur në të falë një dritareje në pjesën e përparme të shtëpisë.

  • Kamerje (พื้นที่)

    Kamerje (vendi në ballkon) që lidh dy kullat, përmban një lavaman për të larë gjëra të vogla, gota, duar, etj. Aty gjendet edhe një kazan bakri dhe një okare e vogël (një lloj tenxhere), të cilat shërbenin për të marrë ujë në ndonjë rast nevoje.  Në këtë zonë është një divan i ngritur (midis ballkonit dhe korridorit), ku kryefamiljari qëndronte dhe shikonte sesi punëtorët punonin në tokën e tij. Në divanin e madh, poshtë tij, viheshin kosha të ndryshme me fruta si ftua, shegë, dardhë, rrush, vargje me fiq, arra e gjëra të tjera sipas stinës.

  • Muret e shtëpis (แต้ม)

    Muret janë të zbukuruara me piktura murale, shporta të ndryshme me lule dhe fruta; në oxhak janë pikturuar të gjitha frutat por nuk i kanë rezistuar kohës; ndërsa tavanet, janë të gdhendura dhe të lyera (restauruar së fundmi).

  • Dhoma kryesore (พื้นที่)

     Dhoma kishte gjithmonë në mesin e saj një sofra (tavolinë kafeje), me kapak tasi, gota, lugë fildishi dhe pirunë. Nën tryezë vendosej një mbulesë dhe peceta. Në korridor vendosej një kazan ku të ftuarit lanin duart dhe uleshin në tavolinë. Kjo hapësirë ka edhe musandarë për mysafirë ( jorgan, jastëk, etj.), sikurse një tualet. Kjo shtëpi është një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gjirokastrite në stilin osman.