Muzeu Vangjush Mio Korçë

Rruga Spiro Ballkameni 3
Korçë Korçë District
Albania

Bent u de eigenaar van dit bedrijf?
Stel een verandering voor

Museum

flag SQflag EN
0 Commenti

Muzeu Vangjush Mio Korçë

Vangjush Mio house and museum paintings

DETTAGLI

  • Shtëpia muze (Gebied)

    Vangjush Mio lindi më 3 mars 1891 në Korçë. Në vitin 1908, për shkaqe ekonomike, ai u detyrua që bashkë me vëllanë të largohet për në Bukuresht. Ishte anëtar aktiv i kolonisë së artistëve shqiptarë në kryeqytetin e Rumanisë dhe në vitin 1915 filloi studimet për Arte të Bukura në Universitetin Kombëtar të Arteve në Bukuresht. Në vitin 1919, mbaron studimet me sukses dhe në të njëjtin vit hap ekspozitën e parë personale në Bukuresht. Në vitin 1920, ai u kthye për disa muaj në vendlindjen e tij ku ekspozoi edhe punimet. Kjo ishte ekspozita e parë artistike për publikun në gjithë Shqipërinë. Në shtator të po të njëjtit vit ai u largua për në Romë. Si admirues i madh i impresionizmit italian të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX, ai u regjistrua në Akademinë mbretërore të Shën Llukës (San Luca). Sidoqoftë, problemet ekonomike e shtrënguan atë të ndërpresë studimet dhe të rikthehet në Korçë. Këtu ai u punësua si mësues arti në Liceun Francez. Falë një burse shtetërore, ai mundi të rivazhdojë studimet në Romë të cilat i përfundoi më 1924. Pas kësaj, V.Mio u kthye në vendlindjen e tij në Korçë, e cila në atë kohë ishte kryeqendra kulturore e vendit. Gjatë gjithë jetës, ai mori pjesë në shumë ekspozita në mbarë vendin dhe në Itali. Ekspozita e fundit e organizuar prej tij, ishte një retrospektivë e punimeve e cila u zhvillua në nëntor 1957 në Tiranë. Disa javë më vonë, më 30 Dhjetor 1957, ai vdes në Tiranë për shkak të komplikimeve nga verdhëza.

Meer rondleidingen in de buurt