Iliaz Bej Mirahori Mosque Korçë

Rruga Floresha Myteveli 12
Korçë Korçë
Albania

あなたはこのビジネスのオーナーですか?
変更を提案する

モスク

flag SQflag EN
0 コメント

Iliaz Bej Mirahori Mosque Korçë

Iliaz Bej Mirahori Mosque Xhamia e Mirahorit

詳細

  • Xhamia e iljaz bej m... ... (場所)

    Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit është ndër objektet fetare më të vjetra në Shqipëri. Daton prej vitit 1494 dhe cilësohet gjithashtu si e para xhami e ndërtuar me kube në trojet vendase. Emrin kjo xhami e ka marrë nga ai që njihet si themeluesi i qytetit të Korçës, Iljaz Bej Mirahori. Është ngritur mbi themelet e kishës së vjetër të Shënapremtes, së bashku me një numër ndërtimesh përreth si: imareti, banja, furra, etj...Sipas dëshmive që i kanë rezistuar kohërave, për ndërtimin e xhamisë kanë punuar njerëz të çdolloj feje, sikurse ustallarë e zanatçinj të mbledhur nga të gjitha anët, pasi, gjithkush që angazhohej, paguhej mirë. Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit do të pikasej për pikturat murale, sallën e madhe të lutjeve të mbuluar me kupolë të veshur prej plumbi, si dhe për hajatin e hapur nga një arkadë me harqe të mprehta, të mbuluar me tri kupola të vogla. Në skajin veriperëndimor do të ngrihej minareja, e gurtë dhe mjaft e lartë. Në hyrje të xhamisë, shumë më vonë do të vendosej mbishkrimi në gjuhën osmane, ku shkuhet: “Themeluesi i kësaj vepre të mirë dhe të dobishme, Iljaz Bej Mirahori, e ndërtoi këtë xhami në vitin e nëntëqind e një” (sipas kalendarit të vjetër islam “hixhri”). Mirahori nuk do t’i ndalte punimet. Përballë xhamisë u ndërtua Kulla e Sahatit. Xhamia mori statusin “Monument Kulture” në vitin 1948.

{local.card.nearby.tours}