
Bazar Mosque Gjirokaster
Rruga Ismail Kadare
Gjirokaster Gjirokastër County
Albania
16:30
16:30
16:30
16:30
16:30
モスク
Bazar Mosque Gjirokaster
詳細
Xhamia e pazarit (場所)
E ndërtuar në vitin 1757, kjo xhami është pikë referimi në hapësirën e pazarit. Gjirokastra ka pasur 15 xhami, megjithatë, përveç Xhamisë së Pazarit, të gjitha të tjerat u shkatërruan ose iu ndërrua funksioni gjatë revolucionit kulturor të 1967-s, nën regjimin komunist të Shqipërisë. Një xhami, ashtu si edhe kisha, është një hapësirë e shenjtë që shërben për lutjet e besimtarëve dhe të gjithë elementët e saj arkitektonik bashkohen në harmoni të plotë për të mbështetur këtë qëllim.
Xhamia e pazarit (場所)
Kur hyn në xhami, do të shihni përballë një hapësirë të thelluar në mur, që quhet “mihrab”. Mihrabi është gjithmonë i orientuar drejt Mekës, dhe imami qëndron aty kur drejton lutjet. Në anën e djathtë është një strukturë e ngritur, e quajtur minbar, nga ku imami bën predikimet e së premtes që mbulojnë tema të rëndësishme fetare dhe shoqërore. Gjysëm kati i quajtur “mahvil”, zakonisht ishte një vend i rezervuar për gratë ose vendi ku studentët e rinj mund të praktikonin leximin e Kuranit ose këndimin fetar. Muslimanëve u kërkohet të luten 5 herë në ditë, në orë të caktuara. Pesë herë çdo ditë, muezini ngjitet në shkallët e minares dhe me thirrjen e tij melodioze u kujton njerëzve se është koha për t’u lutur. Për të hyrë në xhami, të gjithë duhet të heqin këpucët, ndërsa zonjat duhet edhe të mbulojnë kokën me një shami.


{local.card.nearby.tours}
Gjirokastër Museum
Muzeu i Armëve
Ismail Kadare's House
Zekate House
Babameto House
Topulli House
Rruga Sokaku i te Mareve