
Ismail Kadare's House Gjirokaster
Rruga Fato Berberi 16
Gjirokaster Gjirokastër County
Albania
www.visit-gjirokastra.com/dt_places/ismail-kadare-house/
17:00
17:00
17:00
17:00
17:00
17:00
17:00
Êtes-vous le propriétaire de cette entreprise?
Suggérer une modification
Musée
Ismail Kadare's House Gjirokaster
DÉTAILS
Shtëpia e ismail kad... ... (Zone)
Në këtë shtëpi lindi dhe kaloi fëmijërinë e tij, Ismail Kadare. Shtëpia u ndërtua në vitin 1799, dhe u shpall monument kulture në vitin 1991. “Shtëpia Kadare” është bërë e njohur falë romanit “Kronikë në gur”, në të cilin shkrimtari përshkruan çdo cep të saj.
Ismail kadare (Point)
Ismail Kadare është romancier, poet, eseist, skenarist dhe dramatug shqiptar. Ai është figurë kyçe e letërsisë shqipe dhe intelektual i njohur ndërkombëtarisht. Lindi në Gjirokastër më 28 janar 1936.
Kohë të vështira për... ... (Zone)
Kishte ardhur një kohë e vështirë për katet e treta të qytetit. Gjatë ndërtimit të qytetit, druri, si më dinak ishte ngjitur në katin e tretë duke i lënë gurit themelet, zgafellat dhe sternat. Atje, në gjysmëerrësirë, guri duhej të luftonte me lagështirën dhe me ujërat e nëndheshme, në kohën që druri zbukuronte katin e tretë, gdhendej e pastrohej me kujdes. Kati i tretë ishte i lehtë, gati i mosqenë. Ai ishte ëndrra e qytetit, trilli i tij, fluturimi i fantazisë së tij. E megjithatë, kjo fantazi ishte e kufizuar. Duke i dhënë liri katit të tretë, qyteti dukej sikur qe penduar dhe kishte shpejtuar të ndreqte gabimin. Ai e kishte mbuluar katin e tretë me pullazet e gurta, duke e treguar dhe një herë se këtu ishte mbretëria e gurit.
Bombardimet angleze... ... (Point)
Aeroplanët anglezë vinin çdo ditë, rregullisht. Ata shfaqeshin pothuaj në një orë të caktuar dhe tani dukej sikur njerëzit u mësuan me bombat si me një orar të keq. “Takohemi nesër në kafene, pas bombardimit.” “Do të ngrihem nesër që me natë; besoj se sa të vijë koha e bombave, do ta kem larë e fshirë shtëpinë.” “Ngrehuni të zbresim në kube, se po vjen koha.”
Dhoma e ndenjes (Zone)
Dhoma e madhe kishte gjashtë dritare të bukura, të larta sa babai. Rrokafundi i saj ishte i verdhë, me dru të gdhendur. Asaj i bëheshin shërbimet më të mëdha në shtëpi. Nëna ia lante dhe ia fërkonte dërrasat, gjersa zverdhonin si dylli. Perdet e dritareve ishin të bardha, plot dantella, kurse mbi nim uleshin plakat, që vinin për vizitë, gjerbnin kafenë dhe thoshin gjithë ato fjalë të mençura. Nuk ishte vështirë të dalloje smirën e dhomave të tjera, madje, edhe të mesoreve, ndaj dhomës së madhe.
Kinema ii (Zone)
Në të vërtetë, vendet ku kishte shpesa për të parë ndonjë gjë në qytet ishin të numëruara me gishta. Po të hiqje mënjanë kinemanë, ku shkonin njerëzit joseriozë dhe kalamajtë, mbeteshin dy vende të sigurta, ku mund të shikoje rrahje, sidomos të dielave: lagjia e evgjitëve dhe sheshi prapa xhamisë së tregut, ku hamejtë ndanin paret.
Mirësevini (Zone)
Një ftesë e hapur për të udhëtuar pas në kohë, në Gjirokastrën e shkrimtarit Ismail Kadare. Simbolikë e fëmijërisë dhe e veprës letrare të shkrimtarit, njëherazi margaritar i vlerave kulturore e arkitekturore. Kjo shtëpi e bukur e stilit otoman daton prej vitit 1779, ndonëse u rindërtua pas një djegieje aksidentale në vitin 1999. Restaurimi i është përmbajtur plotësisht projektit fillestar të ndërtesës - me dy kate të banueshme dhe qilarin e katit përdhes, që shërbente për mbajtjen e rezervave ushqimore por edhe si vendstrehim gjatë bombardimeve në Luftën e Dytë Botërore. Çka e dallon nga ndërtesat e tjera të familjeve të shquara gjirokastrite, është prania e disa elementëve unikë: shkallë që fillojnë brenda dhe dalin jashtë shtëpisë, për t’u ngjitur në katet sipër; transparenca brenda mureve të pjesës qendrore të banesës dhe lartësia 5 metër e katit të parë, i gjithi i mbuluar me qemer. Edhe në brendësi të shtëpisë Kadare, pikasen elementë që përcaktojnë vlerën e saj, si musëndra të gdhendura dhe tavane e dyer me motive nga më interesantet. Ajo çka shohim sot është rezultati final i një restaurimi që u mor përsipër në fillim të vitit 2022.
(Point)
Nesër do të futeshim në kështjellë. Do të ndaheshim nga shkallët, portat, dritaret, fjalët e zakonshme dhe do të hynim në të panjohurën. Atje cdo gjë ishte e mrekullueshme, e tmerrshme dhe e jashtëzakonshme. Epo, hajde të të puth, - tha gjyshja. Unë mbeta me gojë hapur. -Po pse, ti nuk do të vish? -Jo.Jo.Jo. S’e lë unë shtëpinë vetëm, - tha gjyshja me një zë fare të qetë. Këtu kam jetuar, këtu dua të vdes. Porta trokiti prapë. -Të veni me shëndet, - tha gjyshja, dhe na puthi të gjithëve me radhë.
(Point)
Mos u tremb, tha gjyshja. Fqinjët do të vijnë për të hequr ujët , sterna do të qetësohet. Zëri i saj ishte nanuritës, sikur bëhej gati të tregonte ndonjë përrallë. – Cdo të keqeje në këtë botë i gjendet shërimi. Vetëm mortjes s’ke c’i bën, o bir.
(Point)
Në qytet hynë përsëri italianët. Udha e madhe u mbush, një mëngjes, me mushka, karvanë ushtarësh dhe me topa. Nga pirgu sipër burgut u hoq flamuri me kryq, i Greqisë dhe u vu përsëri flamuri tringjyrësh me sëpata, i Italisë. Dukej menjëherë që nuk ishte një hyrje e përkohshme. Fill pas ushtrisë erdhën një pas një: sirena e alarmit, projektori, bateria kundërajrore, murgeshat, vajzat e shtëpisë publike.
(Point)
Ato u ulën të dyja mbi nimin e dhomës së madhe, përballë njëra-tjetrës. Vajza, - tha midis dënesës , - e vogla…iku…partizane. …Epo, mblidhe veten, -tha gjyshja. Thashë se ç’kishte nodhur. Tani ajo iku, me të qara s’e kthen dot. Ardhtë shëndoshë, dashtë Zoti. E lagur nga lotët fytyra e nënëmadhes dukej edhe më qesharake. -Po nderi, -tha, -po fjalët e botës, moj Selfixhe. -Bashkë me nderin e të tjerëve do jetë dhe nderi i saj, - tha gjyshja. – Na bëj kafenë, moj nuse.
(Point)
Më në fund, gjyshja mori shpatullën e këndesit, rrudhi sytë dhe filloi ta hetonte një copë herë të gjatë, duke kthyer nga drita herë një anë, herè në anën tjetër. Ne të gjithë prisnim në heshtje. -Luftë, - tha papritur me njè zë të shurdhër. - Anët e shpatullës janë të kuqe. Luftë dhe gjak, - dhe tregoi me dorë atë pjesë të shpatullës që parathoshte luftën. Asnjëri nuk foli. Gjyshja vazhdoi ta shikonte dhe një copë herë. -Luftë, - tha prapë, duke vënë dorën e majtë mbi kokën time, sikur të më mbronte nga e keqja.
(Point)
Atje, nga dritare të ndryshme, giyshja dhe hallë Xhemoja, duke vënë syzet me qelqet e plasaritura mbi hundë, po përgjonin shfaqjen e njerëzve me leshra të verdha. Prej kohësh i kisha vënë re disa shenja. Tani shenjat ishin të sigurta: Gjyshja dhe hallë Xhemoja po bëheshin gati për t'u kthyer në plaka jete. Prova me gjermanët ishte, me sa dukej, përfundimtarja për to, ashtu siç kishin qenë për plakat e jetës dyndjet e mëdha të turqve, ploja mbi gërmadhat e republikës dhe pastaj të mbretërisë dhe uria e paprerë e dyzet vjetëve.
Ëndërrime (Point)
Gjumi s’po më zinte. Libri ishte aty pranë. I heshtur. Mbi nim. Diçka e hollë. Fare e hollë. E habitshme. Brenda dy mbulesave prej kartoni rrinin zhurma, porta ulërima, kuaj, njerëz. Pranë e pranë. Të shtypur me njëri-tjetrin. Të zbërthyer nëpër shenja të vogla, të zeza. Flokë, sy, klithma, trokitje, zëra, thonj, këmbë, dyer, mure, gjak, mjekra, thundra kuajsh, urdhra. Të bindur. Krejtësisht robër të shenjave të zeza. Shkronjat vrapojnë me shpejtësi të çmendur, herë andej, herë këndej. Vrapojnë a-të, f-të, xh-të, y-të, k-të. Mblidhen, krijojnë kalin ose breshrin. Vrapojnë përsëri. Duhet krijuar thika, nata, vrasja. Pastaj rruga, trokitja, heshtja. Vrapo. Vrapo. Vazhdimisht. Pa fund.
Imagjinoni personazh... ... (Point)
Imagjinoni dhe vizatoni personazhet e përshkruar nga Ismail Kadare në librin e tij “Kronikë në gur”. Gjyshja, Kako Pino, Dino Çiço, Javeri, Iliri -Gjyshe, si do ta pakësojmë ujët? -Me kova, bir. Unë iu afrova grykës dhe vështrova poshtë. Errësirë. Errësirë dhe frikë. -Auu,-ia bëra me zë të butë. Por sterna nuk m’u përgjigj. Ishte hera e parë që nuk më përgjigjej. Unë e doja shumë sternën dhe shpesh i flisja gjithfarë gjërash, duke u përkulur në grykën e saj. Ajo kishte qenë gjithmonë e gatshme të më përgjigjej me atë zërin e saj të zvargur e të thellë…
Vatra e fantazisë (Point)
Një fqinj të cilin ai e përfytyron si Lady Makbeth; një kokër lakër në treg e cila merr formën e kokës së prerë. Trupat kalimtare bëhen kryqtarë derisa ai dhe miqtë e tij të rriten e t’i bashkohen një grupi partizanësh dhe fantazia në botën e fëmijërisë më në fund ia lë vendin asaj të pjekurisë sonë shpeshherë të egër.
Duke imagjinuar qyte... ... (Point)
Ky ishte një qytet i çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur një natë dimri si një qenie prehistorike dhe, duke u kacavjerrë me mundime të mëdha, i ishte qepur faqes së malit. Gjithçka në këtë qytet ishte e vjetër dhe e gurtë, duke nisur nga rrugët dhe krojet e gjer te pullazat e shtëpive të tij të mëdha, shekullore, që ishin të mbuluara me pllaka guri ngjyrë hiri, të ngjashme me ca luspa gjigante. Ishte e vështirë të besoje se nën ato koraca të forta gjëllonte dhe përtërihej mishi i butë i jetës.”


{local.card.nearby.tours}
Gjirokastër Museum
Muzeu i Armëve
Bazar Mosque
Zekate House
Babameto House
Rruga Sokaku i te Mareve
Rruga Sokaku i te Mareve