Gjirokastra Bazaar Gjirokaster

Rruga Gjin Bue Shpata
Gjirokaster Gjirokastër County
Albania

www.visit-gjirokastra.com/dt_places/gjirokastra-bazaar/

ΚΥΡ
ΔΕΥ
08:00
16:30
ΤΡΊ
08:00
16:30
ΤΕΤ
08:00
16:30
ΠΈΜ
08:00
16:30
ΠΑΡ
08:00
16:30
ΣΆΒ

Sei il proprietario di questa attività?
Suggerisci una modifica

Turismo

flag SQflag EN
0 Commenti

Gjirokastra Bazaar Gjirokaster

DETAILS

  • Qafa e pazarit (Area)

    Zemra e qytetit, ku kryqëzohen pesë rrugë kryesore. Qafa e Pazarit mbushet përgjatë gjithë ditës me njerëz, vendas e turistë. Mos u habisni nëse dikush do t’ju përfshijë në bisedë. Gjirokastritët janë mjaft miqësorë dhe flasin mjaftueshëm anglisht, frëngjisht apo greqisht

  • Pazari i gjirokastrë... ... (Area)

    Në Pazarin e Gjirokastrës kryesisht me objekte dy katëshe, kati i sipërm ishte me mur guri të suvatuar dhe me dritare të qarkuara me kornizë guri. Në muraturën e suvatuar mbizotëronte ngjyra e bardhë e gëlqeres, por në një zonë të kufizuar ka patur dekoracion në suva me kuadrate rreth 15-20 cm me ngjyrë civi (blu e errët) në të zezë.

  • Pusi qindra vjeçar (Point)

    Ky pus është gati 300-vjeçar dhe mendohet se ka ekzistuar para se të ndërtohej pazari. I zbuluar në vitin 2017, brenda ndërtesës më të fotografuar në Gjirokastër, që ndryshe njihet si ‘’gjashtëkëndëshi’’. Pusi qindra vjeçar gjendet sot në një dyqan suvenirësh dhe gëzon thellësi deri në 5 metra; është i mbuluar me kapak që nga periudha e komunizmit, kur shumë objekte të nëndheshme u mbuluan. Dyshohet se ky është një prej 7 puseve të lidhura me sistemin e nëndheshëm që Ali Pashë Tepelena krijoi në vitet ‘800 për të furnizuar me ujë shtëpitë gjirokastrite. Nuk dihet nëse ky sistem i sofistikuar për kohën do të zbulohet ndonjëherë, por një tjetër pus po kaq i hershëm u zbulua në vitin 2020, pranë Xhamisë së Memi Beut. Pusi ka thellësi 9 m, ndonëse është i mbushur me ujë deri në 6 m. Zbulimi më i fundit në qytet ndodhet në brendësi të një dyqani që ndodhet në pronësi të një shtetaseje të huaj.

  • Shtëpia e qendisjes (Area)

    "Shtëpia e qëndisjes” është një ndër punishtet e artizanatit në pazarin e Gjirokastrës, në të cilën qëndisen çdo ditë dantellat tradicionale për stolisjen e shtëpive apo përgatitjen e pajave për nuset e reja.

  • Monument për figurat... ... (Point)

    Ky monument është ndërtuar nga bashkia e qytetit, për të nderuar figura kontribuese gjirokastrite si: Eqerem Çabej (1908-1980), historian, gjuhëtar dhe pedagog i shquar, anëtar themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili i dha emrin Universitetit të Gjirokastrës; Ismail Kadare (1936-…), autori shqiptar me famë ndërkombëtare; Musine Kokalari (1917-1983), shkrimtare dhe bashkëthemeluese e Partisë Social-Demokrate të Shqipërisë (1943), e cila kaloi 37 vjet në burg gjatë regjimit komunist dhe vdiq e braktisur në veri të vendit; Abdurrauf Fico (1881 -1944), i njohur më shumë si Rauf Fico, shtetar i shquar që la gjurmë në historinë e diplomacisë shqiptare; Vasil Laboviti ( 1902 – 1908 ), mjek i mirënjohur, kirurg dhe gjinekolog.

  • Pllaka e unesco-s... ... (Point)

    Kjo pllakë përkujton përfshirjen e Gjirokastrës si një qytet muze me trashëgimi kulturore të pasur, në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005.

  • Dyqani me punime dru... ... (Point)

    Anastas Petridhi ka mbi 30 vjet që punon si gdhendës druri, duke ndjekur një pasion të vjetër të tijin. Pas shumë vitesh punë në Greqi si dhe në zonën e re të qytetit të Gjirokastrës, Anastas Petridhi vendosi të punojë në zonën muzeale, e cila është nën kujdesin e UNESCO-s. Ju mund ta gjeni atë në Qafën e Pazarit, teksa ngjitesh rrugës për Kala.

  • Dyqani me punime gur... ... (Point)

    Një dyqan ku vijon misioni për mbrojtjen dhe zhvillimin e traditës lokale të artizanatit. Padyshim unik në llojin e tij, i hapur nga një ish-skulptor bronzi në periudhën e komunizmit, mjeshtri Muhedin Makri. Këtu do të shihni vepra të jashtëzakonshme, të prodhuara nga materiali më i fortë i natyrës, nga guri. Artizani i njohur nuk jeton më, por vepra e tij po; shfaqet në çdo cep të dyqanit, e mes tyre do të gjeni edhe disa portrete të figurave të njohura shqiptare.