French Military Cemetery

Sind Sie der Eigentümer dieses Unternehmens?
Schlagen Sie eine Änderung vor

Friedhof

flag SQflag EN
0 Bewertungen

French Military Cemetery

Varrezat franceze në Korçë

DETAIL

  • Varrezat e ushtarëve... ... (Zone)

    Kjo është një pjesëz toke në periferi të qytetit të Korçës, ku prehen 640 ushtarë francezë që dhanë jetën për liri gjatë Luftës së Parë Botërore (1916-1918). Dokumentat historike te kohës tregojnë se në Gadishullin e Ballkanit u vranë qindra ushtarë të forcave franceze të cilët mbronin dhe luftonin për interesat e shtetit të tyre, dhe se shumë prej tyre u vranë edhe në Korçë. Qeveria franceze duke patur marrëdhënie bashkëpunimi me parinë e Korçës dhe drejtuesit e lëvizjes patriotike të kohës, vendosi t’i gruponte dëshmorët e saj duke ndërtuar Varrezën e Ushtarëve, por gjithmonë me bindjen se do t’i tërhiqte drejt vendit të saj porsa të mbaronte lufta. Por, kjo gjë nuk ndodhi. Trualli për këtë varrezë u sigurua dhe dhurua nga Këshilli Krahinor, që asokohe administronte Krahinën Autonome të Korçës. Varreza e Ushtarëve Francezë u ndërtua në vitin 1938. Vlen për t’u përmendur fakti se ushtarët e rënë për Francën dhe që prehen në periferi të Korçës, nuk janë të gjithë me kombësi franceze. Kjo pasiqë, Franca mobilizoi gjatë luftës edhe ushtarë nga vendet që ishin koloni të saj. Për rrjedhojë, në Varrezat e Ushtarëve Francezë prehen edhe ushtarë me kombësi italiane, marokiene, algjeriane, koreane, etj.

{local.card.nearby.tours}