Shtepia e Ficove Gjirokaster Gjirokaster

Rruga Fato Berberi 5601
Gjirokaster Gjirokastër County
Albania

Er du ejer af denne virksomhed?
Foreslå en ændring

Turisme

flag SQflag EN
0 Commenti

Shtepia e Ficove Gjirokaster Gjirokaster

DETTAGLI

  • Banesa fico (Område)

    Banesa Fico dallohet lehtësisht prej ngjyrës së saj të verdhë. Ndërtuar në vitin 1902, kjo banesë shërben si shembull që tregon zhvillimin e banesave tradicionale në Gjirokastër në gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Organizimi i ambienteve të brendshme është tipik për banesat gjirokastrite, ndërkohë që zbukurimet në interier dhe eksterier janë trajtuar ndryshe. Musandarat e zbukuruara të shtëpive karakteristike janë trajtuar me shumë thjeshtësi në këtë banesë, pa përdorur gdhendje e dekore të shumta. Në fasadë dallojmë disa elementë dekorativë prej druri, si edhe gjunjët e kurbëzuar prej druri ku mbështeten katet e sipërme të shtëpisë. Papafingoja është një prej elementeve më të veçanta të kësaj banese. Ajo qendron në qendër të volumit, në katin e sipërm. Muret e pikturuara, tavani i zbukuruar dhe drita natyrale që futet nga dritaret e shumta, krijojnë një atmosferë të bukur e unike në brendi të saj. Një tjetër element i veçantë i kësaj banese mund të vërehet në krahun e saj të djathtë: ura që lidh banesën Fico me banesën ngjitur me të, e cila ka qenë dikur dhe ajo në pronësi të fisit Fico. Dy familjet, pjesë e të njëjtit fis, donin të kishin një lidhje mes shtëpive të tyre, po nuk mund të bllokonin rrugën. Kështu, ndërtuan një urë që mbështetej mbi një qemer guri.

  • Ndërtesa (Område)

    Në fasadën kryesore vërejmë dy volume më të dala. Kjo lloj strukture, që quhet erker, haset shpesh në banesat gjirokastrite. Erkeri ndërtohet duke nxjerrë trarët konsol përtej gjerësisë të katit përdhe, dhe përdoret për të rritur sipërfaqen e shfrytëzueshme të kateve të sipërme. Mure prej druri, të quajtura çatma, përdoren për ta lehtësuar sa më shumë strukturën. Muratura çatma lejon hapje më të madhe për dritaret, duke u dhënë dhomave të katit të sipërm më shumë ndriçim e ajrosje natyrale.

  • Familja fico (Område)

    Familja Fico është një ndër më të vjetrat e më të njohurat në Gjirokastër. Shtëpia e tyre, e ndërtuar rreth fundit të shek.XVIII, është një rast i pazakontë me fasadën e lyer me ngjyrë të verdhë dhe zbukurimet e veçanta me dru. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shtëpia ka qenë bazë për partizanët, ndërsa në kohën e komunizmit, familja u largua dhe ndërtesa u përdor si shtypshkronjë e si apartament për qiraxhinj. Familja u kthye në këtë shtëpi në vitin 1970. Për 8 breza, Ficot janë shquar për karrierë në drejtësi, mjekësi, inxhinieri dhe politikë. Rauf Fico (1881-1944) ishte ministri i parë i Punëve të Brendshme në qeverinë shqiptare të sapo krijuar pas shpalljes së Pavarësisë në 1912. Një anëtar tjetër shumë i njohur i familjes, ishte Frederik Fico, doktor i mirënjohur dhe komentator kombëtar sporti. Lule Fico, e cila jeton aktualisht në këtë shtëpi, erdhi nuse tek Ficot në moshën 20-vjeçare. “Më kujtohet kur mbërrita, u mahnita nga madhështia e shtëpisë. Vjehrra ime më ka mësuar si të gatuaj gjithë gjellët gjirokastrite…”